9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami-Besa nuk e përjashton mundësinë për Qeveri me VMRO-në, thotë se...

Bilall Kasami-Besa nuk e përjashton mundësinë për Qeveri me VMRO-në, thotë se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nuk hiqet “20%-shi”

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk e përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të krijojnë qeveri me VMRO-DPMNE-në, përcjell TV21. I pyetur për këtë nga REL/RFE, Kasami tha se do të bisedojnë me të gjitha partitë, për të parë nëse do të pranohet përcaktimet programore të opozitës shqiptare.

“Pas zgjedhjeve, ne si opozitë, nëse i fitojmë zgjedhjet në mesin e shqiptarëve, nëse marrim shumicën e votave dhe deputetëve shqiptarë, do të ulemi të shohim se cilat janë kombinimet e mundshme dhe cila nga ato parti do të pranonin përcaktime tona programore, që të jenë pjesë e përcaktimeve të qeverisë së ardhshme”, tha mes tjerash Kasami.

Kasami në intervistë u shpreh i bindur se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nuk heqet termi “20%”, që i referohet gjuhës shqipe.

“Ne si lëvizje lëshuam një kërkesë formale, por edhe një qëndrim të përbashkët të opozitës shqiptare që pjesa e ndryshimeve kushtetuese të përfshijë edhe ndryshimin e formulimit të gjuhës shqipe nga gjuha e folur nga 20 për qind e qytetarëve, tek formulimi ‘gjuha shqipe’. Qeveria nuk ndjen as përgjegjësinë më të vogël për ta futur në procedurë, pa e pasur detyrim që në Kuvend të na sigurojë votat”, theksoi Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments