Edhe pse një mot me shi, kjo nuk i’u pengoi qytetarëve që të dalin dhe të ndjekin atmosferën e mrrekullueshme që u bë në sheshin “ILIRIA”. Në prezencë të mikut tim, Bardh Spahia, artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi performuan ansamble nga Shkodra dhe OJQ Kori “Nexhmije Pagarusha”. Sheshi i qytetit bashkoi trevat kështu u shprehën qytetarët tanë.
Nata u bë edhe më e bukur në parkun e “Bletëve”, aty ku talentët e rinj e entuziast performuan këngët e tyre duke kënaqur qindra të rinjë që ishin mbledhur sonte atje, së bashku me Stand Up comedy e jashtëzakonshme të aktorit Hasim Memishi Sopi dhe Burhan Amiti.
Dalëngadalë Tetova po rikthehet në një qendër të kulturës duke bashkuar kështu qytetarët tanë për një qytet më të mirë e zhvillimor.