12.4 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami: Aliu e hapi lojën, ne nuk do të rrimë duarkryq!...

Bilall Kasami: Aliu e hapi lojën, ne nuk do të rrimë duarkryq! Do të rritet numri i deputetëve në VLEN

Kasami: Aliu e hapi lojën, ne nuk do të rrimë duarkryq! Do të rritet numri i deputetëve në VLEN

I pari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se numri i deputetëve të VLEN do të rritet. Kasmai tha se këtë lojë e ka nisur Ali Ahmeti që sipas tij nuk është dashur të futet në gjëra të tilla për të tërhequr individë nga koalicioni. Kasmai tha se mundësitë për të marrë deputetë kur ej pjesë e qeverisë janë më të mëdha, por sip thotë, ky nuk ka qenë fokusi i tyre dhe shtoi se koalicioni qeveritar është i hapur për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e tij.

“Këtë lojë nuk e nisëm ne. Ali Ahmeti nuk është dashur të futet në kështu lojëra për të tërhequr deputetë dhe individë të caktuar sepse mekanizmat për të marrë deputetë duke qenë pjesë e Qeverisë janë shumë më të mëdha por ky nuk ka qenë fokusi ynë. Fokusi ynë ka qenë implementimi i programit qeveritar dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve. Nga momenti kur Aliu e hapi lojën, ne nuk do të rrimë duar kryq, ne do të ofrojmë që çdo kush që është i interesuar që të jetë pjesë e qeverisë dhe pjesë e përkushtimit tonë për realizim të programit në të mirë të qytetarëve, të jetë pjesë e këtij koalicioni parlamentar”, tha Bilall Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments