1.9 C
Tetovo
E diel, 2 Mars, 2025
BallinaLajmeBie numri i martesave dhe lindjeve në Maqedoni, në rritje numri i...

Bie numri i martesave dhe lindjeve në Maqedoni, në rritje numri i divorceve

Në Maqedoninë e Veriut numri i lindjeve të foshnjave të gjalla në tremujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, është zvogëluar për 4,2 për qind dhe arrin në 3.968.

Numri i personave të vdekur, ndërkaq, për periudhën e njëjtë shënon ulje për 1,0 për qind dhe arrin 5.174 persona, ndërsa prej tyre 10 janë foshnja të vdekura, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Rritja natyrore është negative dhe arrin në -1206, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve nga numri i personave të vdekur.

Numri i martesave në këtë tremujor është ulur me 14.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2 430 martesa.

Në këtë tremujor të vitit 2024 janë regjistruar 601 divorce, që shënon rritje me 23.9 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments