9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBideni e quan fyes urdhërarrestin e GJNP-së për Netanyahun

Bideni e quan fyes urdhërarrestin e GJNP-së për Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur “fyes” urdhërarrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për krime të luftës ndaj kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shkruan BBC.

GJNP-ja gjithashtu lëshoi urdhërarreste për ish-ministrin e Mbrojtjes izraelit Yoav Gallant dhe komandantin e Hamasit, Mohammed Deif, për të cilin Izraeli ka thënë se e ka vrarë në korrik.

Sipas GJNP-së, ka “bazë të arsyeshme” për të besuar se të tre burrat mbajnë “përgjegjësi penale” për krimet gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Evropa dhe SHBA-ja patën ndasi në përgjigjen ndaj urdhërarresteve. Disa vende evropiane, përfshirë Britaninë, kanë thënë se e respektojnë vendimin e gjykatës.

Çfarëdo që mund të nënkuptojë GJNP-ja, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, ka thënë Biden.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi i hedhin poshtë akuzat e GJNP-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments