Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Zyrën Ovale, pasi u njoftua se njeriu më i pasur në botë po largohej nga administrata e presidentit amerikan.Ndërkohë, mes pyetjeve që gazetarët i drejtuan më pas ishte dhe situata e ish presidentit Joe Biden, të diagnostikuar së fundi me kancer. Trump tha se nuk i vjen keq për të.
“Nëse ju vjen keq për të, të mos iu vijë. Ai ka lënduar shumë njerëz. Sinqerisht, mua nuk më vjen aspak keq për të”, tha Trump.Vitet e fundit, Trumpi e kishte akuzuar administratën e Biden se e përdorte Departamentin e Drejtësisë për t’u përfshirë në një “gjueti shtrigash” kundër tij, pavarësisht se shumë nga akuzat e tij penale dhe 34 dënimet e tij për krime ndodhën në gjykatat më të ulëta jashtë qeverisë federale.
Në konferencë sakaq, Musk u shfaq me syrin e nxirë, çka nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve, e më tej, as publikut të gjerë. CEO i Tesla-s u justifikua duke thënë se mavijosja ishte pasojë e goditjes së djalit të tij pesë vjeçar.
“I thashë më godit me grusht në fytyrë dhe ai e bëri”, tha Musk, që shtoi se rezulton që edhe një pesë vjeçar mund të japë një goditje të tillë.Top Channel