16.3 C
Tetovo
E hënë, 14 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaBiden sot në Varshavë do të marrë pjesë në takimet mes Blinken...

Biden sot në Varshavë do të marrë pjesë në takimet mes Blinken dhe Austin me Kuleb dhe Reznikov

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të takohet sot me dy ministra të Ukrainës në Poloni.

Ky është takimi i tij i parë me zyrtarë të lartë që kur filloi konflikti në mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan BBC.

Shtëpia e Barrdhë më tej njoftoi se do të ndodh një takim midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.

Bideni është duke qëndruar në Poloni që nga e premtja dhe pritet që të mbajë një fjalim rreth konfliktit në Ukrainë.

Largimin e ministrave ukrainas nga vendi i tyre, analistët po e shohin si shenjë që Rusia është duke përparuar shumë në luftën që po e bën. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments