Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se SHBA do të dërgojë më shumë sisteme artilerie në Ukrainë në mes të një ofensive të ripërtërirë ruse në lindje.
Që nga fillimi i administratës së Joe Biden, SHBA-ja ka ofruar 3.2 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën, duke përfshirë 2.6 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.
“Ajo që ne kemi bërë këtu është… pikërisht ajo që do të bënte presidenti që nga fillimi. Që është të [sigurojmë] ndihmë të konsiderueshme sigurie, ndihmë ekonomike dhe mbështetje për popullin ukrainas”, ka thënë të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
“Dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë pikërisht këtë”, ka shtuar ajo.
Ndërkohë, në drejtim të “mbështetjes” për Ukrainën, një ndihmë, edhe pse goxha më e vogël vjen edhe nga Republika Çeke e cila ka thënë se do të riparojë tanket ukrainase dhe transportuesit e blinduar të personelit të dëmtuar në luftime.
Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova ka thënë se Republika Çeke ishte vendi i parë që iu kërkua nga Ukraina për shërbimin dhe riparimin e automjeteve luftarake.
Seznam tha se automjetet do të riparoheshin gjithashtu në fqinjin e Ukrainës, Sllovaki.
Republika Çeke ishte vendi i parë i huaj që furnizoi Ukrainën me tanke – T-72 të epokës sovjetike – si dhe automjete luftarake të këmbësorisë BMP-1, që i përkisnin rezervave të saj aktive
© SYRI.net