Vetëm një ditë pasi që ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska nga radhët e VMRO-DPMNE-së refuzoi që publikisht ta tregojë dokumentin me të cilin pretendon se ka paraqitur kërkesë për anulimin e shtetësisë bullgare, agjencia bullgare BGNES ka marrë informacione nga burime të Ministrisë bullgare të Drejtësisë se Bozhinovska nuk ka dekret për heqjen e shtetësisë. BGNES shton se Bozhinovska ende është shtetase bullgare.
Në konferencën e djeshme për media, e pyetur nëse me dokumente mund të konfirmojë se nuk është më shtetase bullgare dhe nëse ka vetëdije bullgare, Bozhinovska u përgjigj se do të konsultohet me avokatë.
Mediat shkruanin për shtetësinë bullgare edhe kur Bozhinovska ishte propozuar për ministre të Energjetikës. Më pas ajo pretendoi se nuk kishte nënshtetësi bullgare, ndërsa e ka pasur për kompaninë e saj në Kroaci.