-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBFI: Policia po u bën presion imamëve që të mos falet namazi...

BFI: Policia po u bën presion imamëve që të mos falet namazi i Bajramit

Bashkësia Fetare Islame e Maqeodnisë së Veriut ka dalë me një reagim në të cilin thuhet se shteti po shkel mbi autonominë e BFI-së, ku policia po i merr në telefon imamët e xhamive dhe po përpiqet të ndikojë mbi ta që të dielën të mos falet namazi i Fitër Bajrami.

“Në këto ditë gjatë të cilave po spekulohet me një vendim eventual të Qeverisë lidhur me vënien e tërë shtetit në karantinë pikërisht gjatë ditëve të Bajramit, policia po ndërmer veprime të cilat janë në kundërshtim flagrant me parimet demokratike mbi të cilat mëton të mbështetet ky shtet. Gjatë ditës së sotme, Kryesia e BFI është vërshuar me njoftime nga myftinitë dhe hoxhallarët tanë se policia po i merr në telefon imamët tanë dhe po ndikon mbi ata që të mos falin Namazin e Bajramit, kurse në raste të tjera, policët kanë hyrë edhe nëpër xhamitë tona me qëllim për të bërë presion” shkruhet në reagimin e publikuar në faqen e BFI-së në Facebook, e që në fund mban emrin e kreu të saj Sulejaman Rexhepi.

Po ashtu thuhet se në për këto veprime të policisë, BFI ka edhe deklarata me shkrim të imamëve dhe të punëtorëve tanë të tjerë fetarë, ndërsa shpejgojnë se kjo dukuri po vërehet në tërë vendin por veçanërisht në Shkup e rrethinë.

“Jemi të indinjuar nga një veprim i këtillë i policisë dhe konsiderojmë se në këtë mënyrë po bëhet thyerje e parimeve bazë të një shtetit laik që ndërtohet, mes tjerash, mbi respektimin e lirive dhe të drejtave fetare. Njëkohësisht, një veprim të këtillë të policisë nuk kemi si të mos e vlerësojmë si shkelje dhe ndërhyrje në autonominë e BFI, njëherit shkelje flagrante të patolerueshme të Konventave Ndërkombëtare për të drejtat dhe lirit fetare, Karta e OKB dhe Konventa Evropian për të drejtat e njeriut “ neni 9 të drejtat dhe lirit fetare” thuhet në reagim.

Këto përpjekje për ndikim mbi imamët, siç shkruhet në reagim, po vijnë në vigjilje të festës së Fitër Bajramit të cilin besimtarët myslimanë në vend po e presin me padurim kurse BFI po bën parapërgatitjet më serioze me qëllim të mbarëvajtjes të namazit të Bajramit, me theks të veçantë në udhëzimin e xhemateve tona gjatë vizitës të xhamisë konform masave për parandalimin e Covid-19.

Nga BFI ripërsërisin se do t’i qëndrojë vendimit të tyre për të falur Fitër Bajramin në xhami bashkë me xhematin, e që do të zgjas vetëm 15 minuta, duke pasur kujdes të shtuar për të respektuar rregullat e sjelljes që parashohin masat për mbrojtje nga pandemia.

“Me vullnetin e Allahut xh.sh. ezani do thërret për të falur Fitër Bajramin” përfundon reagimi i BFI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments