9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBFI / PËRFUNDOI KONFERENCA NË MEKKEN E BEKUAR.

BFI / PËRFUNDOI KONFERENCA NË MEKKEN E BEKUAR.

Sot më 14.08.2023 përfundoi edhe pjesa e dytë e seancave shkencore të Konferencës mbajtur në Mekë dhe më në fund u mbajt edhe pjesa përfundimtare e saj me sjelljen e konkluzioneve të nxjerrura nga kumtesat e ligjëruesëve dhe diskutimeve të krerëve të ndryshëm të botës.

Fjalë përshëndetëse dhe mbyllëse të Konferencës në fund mbajti Ministri i Ministrisë për çështje fetare të Arabisë saudite Ekselenca e tij Dr. Abdul-latif bin Abdulaziz Al Shejh i cili falënderoi pjesmarrësit për prezencën e tyre si dhe kumtesat e thella dhe frytdhënesë.

Ai theksoi se Konferenca në fjalë me pjesëmarrje masovike si dhe idetë e dhëna do të kontribuoi dukshëm në kultivimin e paqës, solidaritetit, ndihmës reciproke dhe unitetit të myslimanëve në mbarë botën. Islami dhe muslimanët kanë qenë dhe janë faktor stabiliteti dhe se konstruktiviteti në marrëdhëniet ndërnjerëzore është obligim i shenjtë.

Reisul Ulema i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi gjatë dy ditëve të plota arritën të takohen me personalitete dhe krerë të ndryshëm të botës ne çka ndruan përvoja të llojeve të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments