Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut njofton se Rijaseti ka miratuar vendim sipas të cilit, çmimi për kryerjen e haxhit për një person do të jetë 6.550 euro.
Në këtë çmim përfshihen:
- Akomodimi në hotel në Mekë (23 net)
- Akomodimi në hotel në Medinë (5 net)
- Udhëtimi me aeroplan, vajtje-ardhje, në relacionin: Shkup-Xhedda dhe Medine-Shkup
- Taksa për qëndrim në Arafat dhe vende të tjera të shenjta
- Transporti i haxhinjve në vendet e shenjta (Meka, Medinë);
- Ushqimi gjatë qëndrimit 28-ditor në Mekë dhe në Medinë;
- Pagesa e kurbanit;
- Ihrami;
- Vaksinimi;
- Barnat;
- Transporti prej Myftinive deri në Aeroport dhe anasjelltas;
- Ekipi mjekësor dhe udhëheqësit fetarë;
- Marrja e vizës dalëse;
- Harxhimet administrative të Myftinive të BFI-së.
BFI njofton se numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2.030 haxhinj.
“Fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve (3.000) nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024. Të gjithë nijetlinjve të Haxhit 2023 u dëshirojmë Haxh të pranuar”, njofton Komisioni Qendror i Haxhit 2023 i BFI-së së RMV-së.