Me rastin e sjelljes së aktvendimit të përkohshëm nga Gjykata civile BFI-ja ashpër reagon kundër vendimit të tillë dhe njofton opinionin me sa sa vijon:
- Qani Nesimi nuk është myfti i Tetovës në bazë të vendimit të Rijasetit, të sjellur më datë 08.11.2023, në të cilin është shkarkuar dhe i është tërhequr Muraselja. Andaj, nuk është i vërtete lajmi i shpalosur ne mediume dhe portale të ndryshme se gjoja Qani Nesimi mbetet Mufti, përkundrazi edhe me vendimin Gjyqesor te Gjykates Civile Shkup P1-86/24 Dr.Selver Xhemaili vazhdon te ngelet u.d. Mufti i Myftinisë së Tetovës.
- Qani Nesimi është mësimdhënës i rregullt në UT dhe si i tillë është uzurpator i hapësirave të Myftinisë së Tetovës, për veprimet kundërligjore Qani Nesimi ka edhe vendim gjykate me të cilin është dënuar për vepër penale nga ana Gjykatës Themelore Tetovë.
- Rijaseti i BFI-së, shpreh shqetësimin me rastin e sjelljes së vendimit të përkohshëm nga ana e Gjykatës civile Shkup dhe si të tillë e konsideron vendim të njëanshëm dhe përzierje në mënyrë flagrante në vendimet e Rijasetit të BFI-së.
- Bashkësia Fetare Islame do të bëjë ankesë në shkallën e dytë në Gjykatën e Apelit në Shkup për të dalur e vërteta në shesh, dhe për të mbrojtur legjitimitetin e saj Kushtetutues brenda korrnizave të Kushtetutës së Shtetit të RMV-së.
- Bashkësia Fetare Islame në institucionet shtetërore përfaqësohet vetëm nga Reisul Ulemaja, kurse të gjithë personat tjerë dhe pozicionimet e tyre, emërohen nga Reisul Ulemaja dhe miratohen në Rijasetin e BFI-së.
- Vendimi i gjykatës civile është në kundërshtim me nenin 19 të Kushtetutës së Maqedoinsë së Veriut dhe nenit 5 nga Ligji per poziten juridike të bashkesive fetare në RMV me të cilën cenohet rëndë autonomia e BFI-së
- Selver Xhemaili vazhdon të ngelet u.d.Myfti i Myftinisë së BFI-së Tetovë.
- Me vendime të plotëfuqishme të Gjykatës së Lartë Administrative Qani Nesimi nuk është Myfti I Tetovës.
- Apelojmë deri te nëpunësit fetarë dhe besimtarët e Myftinisë së Tetovës, aktivitetet e tyre t`i bëjnë në koordinim me U.D Myftiun e Tetovës dr. Selver ef. Xhemailin
BFI-ja shumë shpejtë do te dalë në opinion edhe me emra dhe mbiemra, kush qëndron pas tentativave në destabilizimin e BFI-së nëpërmjet Qani Nesimit. Për gjithë këto do të njoftohet edhe Kori Diplomatik i akredituar në vendin tonë.
Shërbimi për informim
13.06.2024