7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBetohet gjyqtarja e parë me shami në SHBA

Betohet gjyqtarja e parë me shami në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është betuar gjyqtarja e parë e mbuluar.

Nadia Kahf, u betua më 23 mars në New Jersey, mbi kopjen e Kuranit të shenjtë, shkruajnë mediat amerikane përcjell Klankosova.tv

Por, kush është Nadia Kahf?

Nadia Kahf, me origjinë nga Siria ka qenë avokate e Ligjit për familjen dhe imigracioni.

Kahf, u emërua në Gjykatën e Lartë të Nju Xhersit, duke u bërë gjyqtarja e parë që mban Hixhabin.

Ajo ka qenë anëtare e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, një organizatë myslimane për të drejtat civile, që nga viti 2003, ku aktualisht shërben si kryetare.

Gruaja me prejardhje nga Siria, ka qenë këshilltare ligjore për “Wafa House”, një organizatë jofitimprurëse e dhunës në familje dhe shërbimeve sociale me bazë në Clifton dhe Presidente e Qendrës Islamike të Qarkut Passaic.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments