1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBesnik Avdiu u zgjodh kryetar i Gjykatës Themelore Civile në Shkup

Besnik Avdiu u zgjodh kryetar i Gjykatës Themelore Civile në Shkup

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Mbledhjen e 463-të zgjodhi gjykatësin Besnik Avdija për kryetar të Gjykatës Themelore Civile në Shkup, i cili ishte kandidati i vetëm i paraqitur në konkurs. Për kryetar të Gjykatës Themelore në Negotinë u zgjodh gjykatësja Biljana Tolova, gjithashtu kandidate e vetme.

Kryetare të Gjykatës Themelore të Kërçovës Këshilli e caktoi gjykatësen Futurie Dervishin, një nga tre kandidatët e paraqitur në konkurs së bashku me Amdie Zengul dhe Biljana Kizhevska.

Në Gjykatën Themelore Kriva Pallankë unanimisht u zgjodh gjykatësi Orce Jankovski si kandidati i vetëm i paraqitur dhe me 12 vota “për” në Gjykatën e Shtipit u zgjodh gjykatësi Aco Tasev.

Në rend dite të mbledhjes së sotme të Këshillit Gjyqësor janë edhe përcaktimi i u.d. kryetarëve të Gjykatës së Lartë Administrative, Gjykatës themelore civile Shkup, Gjykatës themelore Kërçovë dhe Gjykatës themelore Negotinë, si dhe vendimi për konstatimin e ndërprerjes së funksionit të gjykatësit për shkak të përmbushjes së kushteve për pensionim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments