2.7 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeBesimi / Korridori 8 mundëson 8000 vende pune! Rrustemi: Për ndërtimin e...

Besimi / Korridori 8 mundëson 8000 vende pune! Rrustemi: Për ndërtimin e korridoreve ka ekip të veçantë për shpronësim

Afërsisht 8000 vende pune do të hapen me ndërtimin e Korridorit 8, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi. Sipas tij ndikimet ekonomike që do të sjell ndërtimi i Korridorit 8 janë të shumëllojshme.

“Sipas studimit fizibiliti në mënyrë të drejtpërdrejt hapen 3000 vende, në mënyrë indirekte 5000 vende pune, në total i bie 8000 vende pune. Në mënyrë shtesë nga aspekti i investimeve 1 miliardë e 300 që janë për projektin , që do të thotë se kjo shumë në periudhë prej 5 vjetëve për realizim janë diku përafërsisht 2 pikë përqindje të BPV, para të reja për investim nga buxheti”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.
Drejtori i N.P.”Rrugët shtetërore” Ejup Rrustemi tha se projektet e tjera që janë në procedurë nuk do të mbeten anash për shkak se më ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D është paraparë që të krijohet ekip i veçantë për shpronësim dhe procedurat tjera.

“Jemi konsultuar edhe me institucione tjera, normalisht e kemi ndryshuar edhe sistematizimin në ndërmarrjen publike dhe në këtë ekip kemi dy reparte, një repart për inxhinierë, ku janë paraparë inxhinierë për ndërtim, specialistë për ndërtim, janë paraparë inxhinierë që do ta ndjekin projektimin, ekspert për mjedis jetësorë dhe inxhinierë elektroteknik sepse do të kemi shumë dislokime dhe gjithçka që është e nevojshme për këtë projekt, por njëkohësisht kemi paraparë edhe njësi të veçantë që do ta ndjel< shpronësimin”, pohoi Ejup Rrustemi, drejtor i N.P.”Rrugët Shtetërore”.
Ndryshimet ligjore që po bëhen për Korridorin 8 janë të mira dhe do të vlejnë për të gjithë projektet tjera që janë me interes strategjik. Këto ndryshime, tha ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoja Boçvarki japin mundësi të mirë për ndërtim të shpejtë në faza.

“Unë mendoj se janë ndryshime të mira ligjore të cilat janë paraparë dhe nuk kanë të bëjnë vetëm për këtë projekt. Bëhet fjalë për ndërtime me interes strategjik, d.m.th. vërtetohen projekte urbanisitike për ndërtime me interes strategjik dhe ndërtime të tilla me këto ndryshime të tilla ligjore janë paraparë të gjitha rrugët shtetërore edhe ato që ndërtohen tani edhe në të ardhmen dhe për gazsjellësit magjistral”, pohoi Bilagoja Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhjeve.
Korridori 8 është paraparë të përfundojë në vitin 2027, ndërsa autoritet janë të bindur se korridori 8 dhe 10D do të ndërtohen ne afatin e paraparë kohorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments