Me 16 vota për, asnjë kundër dhe 14 të përmbajtur, Komuna e Tetovës zgjodhi Besar Durmishin nga Lëvizja BESA për kryetar të ri të Këshillit Komunal. Durmishi në këtë pozitë është zgjedhur me përkrahjen të Aleancës për Shqiptarët, VMRO-DPMNE-së dhe Listës së pavarur të Hamdi Sulejmani, i cili ka dy këshilltarë. Me 16 vota Besar Durmishi tash më është kryesues i Këshillit, ndërsa BDI me 10 këshilltarë, PDSh dhe LSDM me nga dy këshilltarë do të ngelen në opozitë.Po ashtu Këshilli verifikoi mandatet e 30 këshilltareve, derisa njërit nga këshilltarët e zgjedhur nga radhët e PDSH, Pajtim Thaçit iu konstatua dorëheqja pas kërkesës se tij me shkrim. Në kërkesë thuhej se dorëheqja është e natyrës objektive.