1.3 C
Tetovo
E martë, 16 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeBesar Durmishi-Ministër i ekonomisë: Papunësia është ulur në mënyrë drastike(video)

Besar Durmishi-Ministër i ekonomisë: Papunësia është ulur në mënyrë drastike(video)

I ftuar në Click Plus në TV21, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se punësia është ulur në 11,5 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2023 që sipas ministrit ishte 13 për qind, përcjell TV21. Durmishi tha se papunësia është ulur në mënyrë drastike, që siç shtoi, do të ketë masa që përqindja të ulen nën 10.

Ndërkohë për punësimet, Durmishi tha se janë bërë mbi 2500 punësime në institucionet shtetërore dhe mbi 800 avancime.

“Kemi arritur të bëjmë mbi 2500 punësime dhe mbi 800 avancime në institucionet shtetërore dhe ka punësime prej këtyre që janë të përkohshme dhe para zgjedhjeve lokale janë hapur konkurse për punësime të përhershme. Po ashtu, edhe këto të përkohshmet do të transferohen në të përhershme vitin që vjen. Kur e kemi marrë mandatin në qershor kemi pasur 13 për qind numrin e papunësisë në vend dhe tani është 11,5 për qind. Është një ulje drastike”, tha Durmishi.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments