Kandidati për kryetar këshilli komunal të Tetovës nga radhët e Lëvizjes BESA, Besar Durmishi ka bërë apel që të dalin të votojnë sa më shumë qytetarët sepse vota për këshillin komunal është shumë e rëndësishme, të gjitha vendimet merren nga këshilli, raporton TS.
“Lus të gjithë qytetarët të votojnë, të vojnë për arsye se vota për këshillin komunal është tepër i rëndësishëm për komunën e Tetovës, të gjitha probëemet që i ka qyteti zgjidhen nëpërmjet këshillit” u shpreh kandidati për kryetar këshilli nga Lëvizja BESA, Besar Durmishi
Sipas tij Lëvizja BESA do të fitojë shumicën në këto zgjedhje./TS/