Lëvizja BESA në konferencën e sotme për media në Kodrën e Diellit e akuzoi pushtetin se deri tani me qëllim nuk e ka lëshuar në shfrytëzim gjashtëulësen e re dhe e ka lënë para zgjedhjeve.
“E mira e vetme që filloi si investim në këtë vend ishte pikërisht gjashtëulësja, e cila siç duket do të lëshohet në shfrytëzim në prag të zgjedhjeve, sepse BDI dhe kjo Qeveri duan ta keqpërdorin edhe mundësinë më të vogël për manipulim me votat, sepse ditëve të fundit si duket janë vetëdijesuar dhe e din çka i pret më 12 prill. Që të jetë edhe më keq, para një dite në lajme e dëgjuam ministrin e Ekonomisë Koço Angjushev i cili arsyetohej se ai dhe Ministria e tij e kanë përfunduar punën në kohë, por faj ka pasur Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Siç duket janë dakorduar ta zvarrisin punën me qëllim ai të mos lëshohet në shfrytëzim deri para zgjedhjeve, që të munden në fushatën parazgjedhore të lavdërohen se kanë bërë diçka, edhe pse punët për këtë teleferik janë zvarritur tashmë gjashtë vjet”, theksoi Sali Mustafa nga Besa.
Ai i kritikoi autoritetet edhe për premtime tjera të parealizuara.
Lëvizja Besa kërkon nga Qeveria të mos manipulojë me banorët dhe qytetarët e këtij vendi, sepse ajo që vet e reklamojnë – të drejtën, do t’i arrijë edhe ata pas 12 prillit dhe do të ballafaqohen me këto vepra të kryera në Kodrën e Diellit, ka theksuar Mustafa.