10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBESA pret momentin e duhur për të nisur interpelancë ndaj Grubit

BESA pret momentin e duhur për të nisur interpelancë ndaj Grubit

MICKOSKI I BËN THIRRJE MEXHITIT: TA RRËZOJMË KËTË QEVERI SË BASHKU

Debati për sfidën e Mexhitit për opozitën, doli të jetë më i komplikuar se vet procedura për interpelancë. Nga Lëvizja Besa thonë se po presin momentin e duhur kur do të nisin iniciativë për interpelancë për Artan Grubin, por kërkojnë që në këtë iniciativë të qëndroj edhe nënshkrimi i Izet Mexhitit, raporton Klan M.

Sa i takon sfidës së ofruar publikisht nga deputeti Mexhiti rreth asaj se opozita duhet të iniciojë interpelancë për zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, ne me siguri që jemi duke e shqyrtuar. Presim momentumin ideal për të bërë një hap të tillë, por nuk do të jetë sfida që vetëm z. Mexhiti ta shohim a e mbështet apo nuk e mbështet iniciativën, por do ti ofrojmë që mbas deputeteve të Lëvizjes Besa të nënshkruhet edhe ai edhe deputetet që mendojnë se duhet të shkarkohet Z. Grubi dhe të jetë pjesë e iniciativës dhe votimit final” – deklaroi Arijanit Hoxha.

E kreu i opozitës maqedonase, i bëri thirrje Mexhitit që së bashku ta rrëzojnë këtë Qeveri, të shpërbëhet Kuvendi dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

”Unë në këtë sfidë do të përgjigjem me një kundër-sfidë, e ajo është; Hajde të gjithë së bashku ti mbledhim 61 vota për shpërbërjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare” – tha Mickoski.

I vetmi që mendon se këto çështje në këtë moment nuk janë të rëndësishme, është zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

”Nuk shoh asnjë arsye që ne të merremi me çështje dytësore në kohë kur BDI po forcohet, kur BDI është e fortë dhe në periudhe ku po ndeshemi me të gjithë këto kriza me të cilat po përballen qytetarët dhe institucionet” – deklaroi Artan Grubi.

E mbrëmë, i pari i Aleancë për shqiptarët, Arben Taravari tha se partia e tij nuk dëshiron të jetë pjesë e lojërave të BDI-së, megjithatë, në qoftë se vjen një iniciativë e tillë në rend të ditës, do të votojnë.

Temën për interpelancë ndaj Grubit e inicioni vet Izet Mexhiti, i cili edhe pse është bashkëpartiak i Grubit, tha se do të votojë “pro” shkarkimit të tij. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments