8.1 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeBesa paralajmëron, bllokadë të Kuvendit pas VMRO-DPMNE-së

Besa paralajmëron, bllokadë të Kuvendit pas VMRO-DPMNE-së

Pas VMRO-DPMNE-së edhe Besa shpall bllokadë të Kuvendit të Maqedonisë.

Edhe partia e udhëhequr nga Bilal Kasami paralajmëron bllokadë opozitare të Kuvendit pasi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se do ta bllokojnë punën e Kuvendit përmes filibustereve dhe amendamenteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Besa thotë se do të përdoren të gjitha mekanizmat e mundshëm për të sfiduar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt.

– Qëndrimi i Besës është shumë i qartë dhe ne e kemi përsëritur prej disa muajsh. Legjitimiteti i qeverisë kontestohet sepse mazhoranca u bë përmes deputetëve të shantazhuar dhe partive politike që brenda natës nga kritikët e qeverisë u bënë pjesë e qeverisë. “Kjo përbërje e qeverisë reflekton keqmenaxhimin e të gjitha institucioneve, ndaj është shumë e rëndësishme që zgjedhjet parlamentare të bëhen sa më shpejt, t’u kthehet legjitimiteti qytetarëve dhe ata të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata”, tha Elmedin Memishi, zëdhënës i Besës.telegrami.mk

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte do të vendosë për qasjen ndaj bllokadës aktive të Kuvendit për të arritur dialog dhe zgjedhje të parakohshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments