Raporti i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në seksionin për Gjykatën e Lartë është një inkurajim dhe motivim i madh për të vazhduar me angazhimet që ka Gjykata e Lartë për promovimin e transparencës, pavarësisë, efikasitetit dhe aplikimit të standardeve evropiane. tha kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi.
Rekomandimet e Bashkimit Evropian, sipas Ademit, janë të një rëndësie vendimtare për reformat e nevojshme.
“Sidomos duke pasur parasysh indikacionet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian dhe për të siguruar pavarësinë e plotë të gjyqësorit si bazë për sundimin e ligjit, thotë Ademi.
Siç shtojnë në njoftimin nga Gjykata e Lartë, në Raportin e Komisionit Evropian theksohet se Gjykata e Lartë, nën patronatin e kryetares Ademi, ka ndërmarrë masa për promovimin e transparencës, veçanërisht përmes aktiviteteve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur në kuadër të Gjykatës së Lartë.
Në këtë drejtim, theksohet rëndësia e Këshillit për Gjyqësor të Hapur, i cili nën udhëheqjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë zbaton planin e veprimit që parasheh përmirësimin e marrëdhënieve me publikun në mes të gjykatave dhe publikut.
Nga këndvështrimi i përmirësimit të transparencës, raporti thekson se Gjykata e Lartë, me propozim të kryetares Ademi, ka vendosur qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të kundërligjshme gjyqësore, të cilat gjykatat më të ulëta në vend i respektojnë.