17.9 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaKulturëBertolt Breht / Për mërgimtarët që mbajnë shpresë se më mirë ka...

Bertolt Breht / Për mërgimtarët që mbajnë shpresë se më mirë ka për t’u bërë.

Përzgjodhi për botim Dilaver Goxhaj

BERTOLT BREHT lindi më 10 shkurt 1898 në Augsburg, Gjermani. Shtëpia modeste ku ai lindi sot ruhet si Muze i Brehtit.
Në vitin 1922, në moshën 24 vjeçare, ndërsa jetonte ende në Mynih, Brehti ra në vëmendjen e një kritiku me ndikim të Berlinit, Herbert Ihering: “Në moshën 24-vjeçare shkrimtari Bert Breht ka ndryshuar ngjyrën letrare të Gjermanisë brenda natës – ai i ka dhënë kohës sonë një ton të ri, një melodi të re, një vizion të ri. Është një gjuhë që mund ta ndjeni në gjuhë, në mishrat e dhëmbëve, në vesh, në shtyllën kurrizore …. Gjuha e Brehtit është e gjallë pa qenë qëllimisht poetike, simbolike pa qenë mbi letrare. Brehti është një dramaturg sepse gjuha e tij ndihet fizikisht dhe rreth e qark.”
Nga frika e persekutimit, Breht u largua nga Gjermania naziste në shkurt 1933, menjëherë pasi Hitleri mori pushtetin. Pas periudhave të shkurtra në Pragë, Cyrih dhe Paris, ai dhe bashkëshortja pranuan një ftesë nga gazetarja dhe autorja Karin Michaëlis për t’u transferuar në Danimarkë, ku boton edhe poezinë:
KUR U SHTRËNGOVA TË MARR UDHËT E MËRGIMIT

Kur u shtrëngova të marr udhët e mërgimit,
gazetat e Bojaxhiut shkrojtën
se fajin vetë e kisha,
sepse në një nga vjershat e mia
isha tallur me ushtarët e Luftës Botërore.

Vërtet që unë –
një vit përpara se të mbaronte ajo luftë
dhe kur regjimi I atëhershëm, për të shtyrë disfatën,
në zjarr I çonte edhe ushtarët e gjymtuar
edhe pleqtë
edhe shtatëmbëdhjetëvjeçarët –
pata përshkruar në një vjershë
se si e zhvarrosën ushtarin e rënë dhe,
mes brohoritjesh të të gjithë
mashtruesve të popullit,
gjakthithësve dhe shtypësve,
e çuan prap në front. Tani që
ata po përgatitin një Luftë të re Botërore,
me mendjen top për ta bërë më të tmerrshme
nga e para,
i vranë me kohë njerëzit si unë
ose i dëbuan
si tradhëtarë
të krimeve të tyre.

Si dhe poezinë tjetër:

ATYRË QË MBAJNË SHPRESË
Çfarë prisni ju?
Që të merreni vesh me pëllumbat
dhe që të pangopurit t’ju hedhin
ndonjë kafshatë?!

Mos prisni që ujqërit t’ju ushqejnë
në vend që t’ju shqyejnë!
Apo që tigrat t’ju ftojnë
miqësisht
për t’ju hequr dhëmballët!
Këto po prisni?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments