4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBËRNS: MAQEDONISË SË VERIUT I NEVOJITEN ZGJEDHJE SIPAS LIGJEVE DHE KUSHTETUTËS

BËRNS: MAQEDONISË SË VERIUT I NEVOJITEN ZGJEDHJE SIPAS LIGJEVE DHE KUSHTETUTËS

Ambasadorja e SHBA-në në shtet Kejt Mari Bërns ka thënë se e rëndësishme është  që të mbahen  zgjedhje sepse, siç thekson ajo, Maqedonisë së Veriut i nevojiten  institucione plotësisht  funksionale për ballafaqim me të gjitha sfidat, duke e përfshirë edhe krizën  me Kovid-19.

Bërns thekson se data e zgjedhjeve duhet të konfirmohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën  e vendit.

“E rëndësishme është në vend të mbahen zgjedhje. Maqedonisë së Veriut i nevojiten  institucione të zgjedhura dhe plotësisht funksionale – qeveri dhe kuvend – që të përballen me shumë sfida urgjente  të cilat do të kenë  efekt afatgjatë mbi të ardhmen e vendit, duke e përfshirë edhe  përgjigjen e krizës me KOVID-19, si dhe përgatitjet  për negociatat inkuadruese me BE-në. Sa i përket datës  për këto zgjedhje, duhet të konfirmohet  në pajtim me Ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, ka thënë ajo për anjencinë MIA. /SHENJA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments