Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pretenduar se prej që ka ardhur në pushtet kryeministri Albin Kurti, 11 për qind e serbëve të Kosovës e kanë braktisur vendin.Sipas saj kjo ka ndodhur si pasojë e fushatës sistematike dhe të dhunës ndaj serbëve, që ajo ka thënë se ushtrohet nga institucionet e Kosovës.Bërnabiq ka akuzuar Prishtinën për fushatë të spastrimit etnik.
“Situata në dy vitet e fundit, sidomos në 12 muajt e fundit është bërë aq e rëndë sa që ne të gjithë duhet të përpiqemi ta kuptojmë jo si politikanë, por si qenie njerëzore se çfarë po ndodhë”, është shprehur Bërnabiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet për Kosovën, të cilës ajo i është referuar si “krahinë autonome e Republikë së Serbisë”.