10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBërllogu para Komunës së Tetovës, Bilall Kasami arsyetohet: “Ne punojmë, menaxhojmë me...

Bërllogu para Komunës së Tetovës, Bilall Kasami arsyetohet: “Ne punojmë, menaxhojmë me mbeturinat, por ka qytetarë të papërgjegjshëm”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Click Plus në TV21, ku u diskutua për qytetin e Tetovës, foli edhe për menaxhimin me mbeturinat. Por që në dalje të Komunës, kryetari Kasami u ballafaqua me mbeturinat e pa mbledhura në afërsi të objektit të Komunës. Kasami për këtë situatë tha se kjo është papërgjegjësi e një pjese të qytetarëve, pasi që siç shtoi Komuna e Tetovës vazhdimisht punon dhe menaxhon me mbeturinat.

“Kjo nuk është që Komuna nuk e ka organizuar çështjen e menaxhimit me mbeturinat, ne kemi organizu, por kjo situatë është papërgjegjësi e një pjese të qytetarëve. Fatkeqësisht kjo është pasqyra me të cilën ne duhet të ballafaqohemi”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Click Plus në TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments