10.5 C
Tetovo
E shtunë, 26 Prill, 2025
BallinaLajmeBota“Bëra shaka” Trump flet për herë të parë për pretendimin e tij...

“Bëra shaka” Trump flet për herë të parë për pretendimin e tij se mund t’i jepte fund luftës në ditën e parë si President

Donald Trump, ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e tij para se të zgjidhej President i SHBA-së, ku tha se do e ndalte luftën në Ukrainë për 1 ditë.

Sipas mediave të huaja, duke folur për revistën TIME, Trump tha se pretendimi i tij se mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, ishte një shaka.“Epo, e thashë në mënyrë figurative dhe e thashë si ekzagjerim, sepse për të vënë një pikë, dhe ju e dini kuptohet, natyrisht, nga lajmet e rreme (të pakuptueshme). “Natyrisht, njerëzit e dinë që kur e thashë këtë, u tha me shaka, por u tha gjithashtu se lufta do të përfundojë”, ”, tha Trump për revistën TIME.

Kjo deklaratë e tij vjen në javën kur Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Trump është “i frustruar” me negociatat për t’i dhënë fund luftës dhe durimi i tij “po mbaron”.Ai gjithashtu i ka bërë lutje të veçanta Presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin në dy ditët e fundit, për t’i dhënë fund luftës pasi paralajmëroi se mund të heqë dorë për ndërmjetësimin e paqes nëse secila palë “e bën shumë të vështirë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments