Të paktën katër persona mbetën të vdekur pasi një makinë u përplas me një turmë në jug të Belgjikës.
Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 30 milje (50 km) në jug të kryeqytetit Bruksel.
Makina raportohet se u përplas me shpejtësi të lartë në një grup interpretuesish të karnavaleve që po përgatisnin një paradë të dielën.
“Kemi disa dhjetëra të plagosur dhe për fat të keq disa njerëz të vrarë”, tha kryetari i bashkisë së qytetit Jacques Gobert për radiostacionin RTBF.
Të paktën 12 persona raportohet se janë lënduar rëndë pas aksidentit. Sipas policisë, personat që udhëtonin në makinë janë arrestuar, shkruan BBC
”Ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve dhe të plagosurve në incidentin e sotëm në mëngjes”, shkroi në ”Twitter” Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden