Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmès bëri të ditur se për shkak të koronavirusit, qysh nesër të gjitha shkollat do të pezullohen.
Kjo u njoftua pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtar, transmeton Indeksonline.
Më tutje, Wilmes tha se shkollat nuk mbyllen plotësisht, dhe se aty do të ofrohet kujdes për fëmijët, prindërit e të cilëve punojnë në sektorin e mjekësisë dhe personelit të sigurisë.
Wilmes gjithashtu bëri apel që gjyshërit mos të kujdesen për fëmijët, sepse ata i përkasin grupit të rrezikut.
Wilmes njofton edhe mbylljen e bareve, restoranteve dhe diskove. Kjo masë, do të hyjë në fuqi më 14 mars.
“Farmacitë, supermarketet dhe dyqanet e tjera të ushqimit do të qëndrojnë të hapura si zakonisht”, shtoi ajo.