12.6 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeBeleri largohet nga burgu për t’u betuar si eurodeputet.Çështjen time do ta...

Beleri largohet nga burgu për t’u betuar si eurodeputet.Çështjen time do ta çoj deri në Strasburg

Ashtu siç dhe ishte parashikuar në lejen e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, në orën 06.30 të mëngjesit të kësaj të hëne Alfred Beleri ka lënë qelinë në burgun e Fierit për t’u nisur më pas drejt Parlamentit Europian ku do të bëjë betimin si eurodeputet.

Ai është pritur nga një mjet me targa diplomatike greke, dhe nga familjarë e mbështetës të tij. Për mediat greke ai tha se i falënderon për mbështetjen e dhënë dhe se të tjerat do t’i thotë në Athinë, ndërsa për median shqiptare do të flasë në aeroport.

Një ditë më parë, drejtoria e Burgjeve i dha leje pesë ditore për të udhëtuar drejt Strasburgut për t’u betuar si eurodeputet i zgjedhur nga radhët e partisë Demokracia e Re në Greqi. Beleri kishte disa ditë që kishte kërkuar leje për të dalë nga qelia, por vetëm këtë të diel komisioni në Drejtorinë e Burgjeve është bindur për të miratuar kërkesën e tij.

Beleri ndodhet në qeli prej majit të vitit të shkuar, kur u arrestua për blerje votash. Tashmë ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë humbi mandatin pas vendimit të KQZ dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e dënoi me 2 vite heqje lirie. Nga qelia Beleri arriti që të merrte dhe mandatin si eurodeputet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments