5.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaEkonomiBekteshi: Është zgjidhur problemi në Sllupçan, të gjithë qytetarët duhet të paguajnë...

Bekteshi: Është zgjidhur problemi në Sllupçan, të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se sot do të zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në fshatin Sllupçan.

“Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar dhe Ministria e Ekonomisë do të ndihmojë në çdo situatë ku ka nevojë, sipas kompetencave që kemi, tha ministri i Ekonomisë, Bekteshi, në një deklaratë për media pas përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike nga vendasit u shkaktua problem në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në disa fshatra në Likovës”, deklaroi Bekteshi.

“Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë dhe aktet nënligjore, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet e energjisë elektrike në fushën e transmetimit dhe shpërndarjes dhe në fushën e vjedhjeve që ekzistojnë. Unë jam personalisht i përfshirë në këtë proces dhe dua t’u them të gjithë qytetarëve se energjia elektrike duhet paguar kudo. Siç ishte rasti me Haraçinën dhe vendbanimet tjera, çdo qytetar duhet të paguajë për energjinë e konsumuar, kështu funksionon ekonomia e tregut dhe ekonomia e rregulluar, sepse çmimi i energjisë elektrike është i rregulluar në vendin tonë. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbajtur humbjet në minimum. Nga viti i kaluar e deri më tani, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe institucioneve të tjera, humbjet janë ulur ndjeshëm. EVN ka të drejtë sipas rregullores që të veprojë në këto raste pasi ka marrë obligim të punojë në përmirësimin e rrjetit në mënyrë që të përmirësojë shërbimet që u ofron të gjithë qytetarëve, tha ministri Bekteshi.

Ministri theksoi se ka biseduar me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, se situata në Sllupçan do të zgjidhet dhe ekipet e elektrodistribuimit do të mund të punojnë pa pengesa në heqjen e defekteve dhe përmirësimin e rrjetit shpërndarës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments