-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBekim Sali-deputeti i VLEN: Mickoski informacionet për destabilizim t’i paraqet në Prokurori

Bekim Sali-deputeti i VLEN: Mickoski informacionet për destabilizim t’i paraqet në Prokurori

Deputeti Bekim Sali nga koalicioni “VLEN” ka deklaruar sot se nuk ka informacione për kinse planin e BDI-së për destabilizim të shtetit si dhe se çfarë informacionesh disponon kryeministri Hristian Mickoski.Deputeti nga radhët e koalicionit “VLEN”, Sali në konferencën për media informoi se kërkojnë nga Prokuroria publike që të reagojë pas zërave për dyshime bazuar për “korrupsion politik të kryer nga kuadro të BDI-së në “Lotarinë shtetërore”.Deputeti Bekim Sali nga koalicioni “VLEN” ka deklaruar sot se nuk ka informacione për kinse planin e BDI-së për destabilizim të shtetit si dhe se çfarë informacionesh disponon kryeministri Hristian Mickoski.

Ai është pyetur nëse si koalicion “VLEN” do të kërkojnë informacione të tilla.

“Pra, nuk kam informacion për ndonjë destabilizim apo informacione tjera që disponon kryeministri. Nëse ka informacione, është Prokuroria publike, siç po drejtohemi këtu sot, ndaj konsideroj se institucioni është pas nesh për të ndarë informacione”, është përgjigjur Sali.

Kryeministri Mickoski në konferencën e djeshme për shtyp me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti tha se kanë informata, “të marra përmes disa kanaleve se udhëheqësia e BDI-së në tentim për ta mbrojtur kapitalin të cilin e krijoi gjatë 20-22 viteve do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit”.

“Ne si Qeveri kemi të drejtën e plotë ta mbrojmë sovranitetin territorial dhe integritetin, si dhe paqen e qytetarëve. Ky praktikisht është edhe qëllimi i një shteti. Presim që kjo të ndodhë në vjeshtë, në bazë të atyre informatave që i kemi, por të presim koha ta japë përgjigjen, nëse ato informata do të konfirmohen apo informatat nuk do të jenë të sakta”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments