2.6 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeBekim Sali: Optimist për situatën e përgjithshme, por jo për heqjen e...

Bekim Sali: Optimist për situatën e përgjithshme, por jo për heqjen e masave anti-kovid

DUHET TË PRESIM AKOMA PËR HEQJEN E MASKAVE “


Ministri i Shëndetësisë thotë se dëshiron që të jetë i pari që të njoftojë se prej nesër jemi të liruar nga mbajtja e maskave dhe të gjitha masave tjera parandaluese antikovid, por thekson se situata aktuale epidemiologjike nuk e lejon një gjë të tillë.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Janë katër destenacione të cilat para 3 javësh sollën vendimin për ndërprerje të të gjitha masave dhe sot marrim informacion për kthim të situatës bumerang, ashtu siç ka qenë edhe më herët, që nënkupton se numri i vogël i të vaksinuarve te ne, dhe përqindja ie ulët e të imunizuarve në mënyrë natyrale neve nuk na jep garancë që ne mund të vazhdojmë tutje pa maska ose pa respektim të masave parandaluse.”

Duke ju referuar metodologjisë së re për vlerësimin e situatës epidemiologjike, që ka filluar të implementohet nga java e kaluar, Sali thotë se Maqedonia e Veriut ndodhet në kufi mes zonës së verdhë dhe të gjelbër. Pasqyra e re për gjendjen pritet të kuptohet në mbledhjen e së mërkurës.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Për fat të keq ne akoma jemi në kufi mes zonës së verdhë dhe të gjelbërt, më shumë drejt zonës së verdhë. Këtë javë do të shohim në mbledhjen e KSI-së që është caktuar për të mërkurën, do të shohim në çfarë gjendje jemi. Unë jam optimist për gjendjen e përgjithshme tek ne, por Akoma nuk jam optimist për masat.”

Ministri Sali këto komente i bëri gjatë pranim dorëzimit të pajisjeve të reja nga granti socioekonomik nga Ambasada e Japonisë. Bëhet fjalë për pajisje për trajtim të pacientëve postkovid, donacion ky që kap vlerën 813 mijë euro./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments