Ministri Sali, gjatë një prononcimi për mediat, ka komentuar edhe vizitën në Kosovë të një delegacioni të BDI-së në krye me Ali Ahmetin dhe Ministrat, ku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, mes tjerash është diskutuar edhe situata e pandemisë. Ai tha se në komunikim me homologun nga Kosova, është vlerësuar se nuk ka parakushte për lehtësimin e masave, që do të thotë se mbeten në fuqi, tre doza të vaksinës apo dy doza dhe testi PCR për hyrje të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë. Vizitën në Prishtinë të delegacionit të BDI-së e sheh si politike.
BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Nuk mund të jap ndonjë deklaratë lidhur me vendimet e ndonjë lideri partiak, ajo vizitë ka qenë më tepër politike se sa e ekspertëve. Mes tjerash u njoftova përmes mediave se ka qenë e diskutuar edhe lehtësimi I masave të cilat janë marra nga ana e Republikës së Kosovës, nuk kam ndonjë informacion lidhur me këtë, por ne komunikimin me ministrin e shëndetësisë së Kosovës e vazhdojmë… Tani për tani situata në Kosovë është ende alarmante dhe nuk ka parakushte për të lehtësuar hyrjen në atë shtet. “
Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e një vale të re të pandemisë kurse shifrat e infektimeve assesi të zvogëlohen, por autoritetet e shëndetësisë thonë se nuk ka nevojë për masa shtrënguese.
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se situata po ndiqet me kujdes, duke u prononcuar i prerë se nuk do të hiqen certifikatat e vaksinimit, sipas shembullit që zbatohet në disa vende./KlanMacedonia/