-Ndryshime në sistem bëhen përmes bisedimeve, e jo përmes grevës, në cilën pacientët janë ata që vuajnë, kështu e komentoi grevën e mjekëve amë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, përcjell TV21. Sali tha se në grevë janë vetëm 25% e mjekëve amë dhe se e njëjta po bëhet vetëm për shkak se do të ketë vonesa në zgjidhjen ligjore.
“Ne si Ministri nuk arritëm të bindnim vetëm një pjesë të vogël të mjekëve amë, këtu janë 25% e mjekëve amë, lirisht kontrolloni. Dy shoqata, nga tre më të mëdhatë…të mjekëve amë, nuk janë pjesë e kësaj greve”, tha Sali.
Ndryshe, një pjesë e mjekëve amë prej dje bojkotojnë punën, nuk jepen receta dhe udhëzime, ndërsa pranohen vetëm rastet urgjente. Mjekët amë kërkojnë që udhëzimet të jepen vetëm në formë elektronike, por kërkojnë edhe rritjen e pikëve të kapitacionit.
Ata mes tjerash kërkojnë “shëndetësi elektronike, fshirje të shkallës destimuluese, rritje të buxheteve për specialistë dhe laboratorë edhe për ambulanca rurale, të mos mbyllen ordinancat e mjekëve të cilët duan të vazhdojnë të punojnë mbi 64 vjet”