2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBekim Sali komenton takimin Kurti-Ahmeti ku nuk mori pjesë ai: Ishte politike,...

Bekim Sali komenton takimin Kurti-Ahmeti ku nuk mori pjesë ai: Ishte politike, e kuptova nga mediat!

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka bërë të ditur se nuk ka qenë i informuar për vizitën e kreut dhe funksionarëve të BDI-së në Prishtinë me kabinetin qeveritar të Kosovës, ku mes tjerash u kumtua se është folur edhe për largimin e masave në kufij.

“Vizita ka qenë më shumë politike, se sa në nivel ekspertësh”, tha Sali duke u përgjigjur në pyetjen e TV21.

Shton se për temën për të cilën është diskutuar, siç është largimi i masave në kufij, ka “kuptuar nga mediat”.

Ndërkaq sa i takon masave në kufij të cilat janë vendosur nga pala e Kosovës, Sali thotë se “vazhdon të ketë komunikim me ministrin e Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments