Gjysmëvjetori i dytë do të fillon me 1 shkurt me prezencë fizike deklaroi sot Ministri I Shëndetësisë Bekim Sali.
Sipas ministrit Sali gjendja epidemiologjike ndryshon çdo javë dhe në bazë të dhënave marim edhe masa.Ai deklaroi se tani për tani nuk ka nevojë që mësimi të fillon online.Ai thotë se nëse në një rajon apo komunë përhapet virusi Ministria do të merr masa preventive ku autoritetet shëndetësore do të vazhojnë të realizojnë skrining tek nxënësit gjegjësisht testim të nxënësve për Covid-10
Qeveria në mbledhjen e djeshme solli vendim që mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm të vazhdojë me prezencë fizike të nxënësve më 1 shkurt. Ky vendim, siç u tha në kumtesën e Qeverisë, është miratuar në bazë të mendimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe në përputhje me rekomandimet e UNICEF-it, ndërsa Qeveria bëri thirrje për respektimin dhe zbatimin e vazhdueshëm të protokolleve për mësimin me prezencë fizike/KLANMACEDONIA/