Zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ëshë një nga ato kuadrot e BDI-së fjalëpak, por i punëve të mëdha.
Kjo marrë paraysh projektet e realizura gjatë detyrës si numri dy i ministrisë me peshë në qeveri, ajo e Transportit dhe Lidhjeve nga ku dalin shumë projekte me rëndësi për infrastrukturën në vendbanimet shqiptare.
Si ministri gjatë mandatit të tij janë investuar 4 milionë e 600 mijë euro në vendbanimet shqiptare.
Vetëm buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2023 për investime kapitale është 308 milion euro. Koridori 8 dhe 10 D 244 milion euro.
Në Planin strategjik të dikasterit ku drejton Rexhepi, për vitin 2022-2025 janë përcaktuar prioritete strategjike, duke përfshirë prioritetin si përmirësimi i infrastrukturës komunale.
Madje gjatë mandatit të tij për herë të parë realizohet një projekt vital për qytetarët e Pllasnicës në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në vlerë 170 mijë euro.
“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar në mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat realizojmë projekte kapitale me rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale”, pati deklaruar zëvendësministri Rexhepi.
MTL është duke përgatitur ndryshimin e Ligjit për banim, e gjithë kjo nën udhëheqjen aktuale të Rexhepit, ku me hartimin e një zgjidhjeje ligjore të përmirësuar, do të mundësohet tejkalimi i dukshëm i problemeve me të cilat përballen qytetarët në praktikë çdo ditë, si dhe plotësimi i boshllëqeve ligjore ekzistuese në legjislacion, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe do të avancojë standardin e qytetarëve.
Në kohën e tij të suksesit së fundmi u dorëzuan çelësat e 45 banesave sociale për familjet në komunën e Gostivarit, ndërsa një projekt i tillë pret realizimin edhe në komunën e Sarajit dhe në Dibër.
“Ky është një shembull i mirë se si pushteti qendror në koordinim me pushtetin vendor i ndihmon qytetarët me projekte konkrete”, ka thënë Rexhepi.
Dhe kur jemi te zhvillimet e fundit në BDI, Rexhepi me shokë është nga ato që i ndejtën besnik politikës dhe vizionit të ALI AHMETIT. Kjo mes tjerash nënkupton lidhjen ngushtë me konceptin dhe rrugën që po trason lideri i integristëve Ahmeti.