8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaOpinionBekim Qoku njeriu i LVV për RMV / S’ka shtet më të...

Bekim Qoku njeriu i LVV për RMV / S’ka shtet më të rrezikuar sesa Maqedonia e Veriut në rast të ndonjë trazire apo konflikti në Kosovë.

hkruan: Bekim Qoku

Nuk ka shtet më të rrezikuar sesa Maqedonia e Veriut në rast të ndonjë trazire apo konflikti në Kosovë.
Por ky fakt nuk u mor fare parasysh kur ndodhi aksioni terrorist i Serbisë në Banjskë të Kosovës në 27 shtator.
Në Europë nuk ka shtet, (qeveri, presidencë apo kuvend) që shfaqi një indiferencë kaq flagrante sa Maqedonina e Veriut për rastin e Banjskës.

Ditën e sulmit, afër Manastirit të Banjskës ndodheshin edhe 7 pelegrinë, qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Kush mund të thotë, që grupi terrorist serb, në krye me Millan Radojçiqin, nuk e ka përllogaritur edhe këtë fakt, që gjatë luftimeve, ta pësojnë mundësisht edhe pelegrinët maqedonas, për ta kthyer konfliktin në rajonal!

Se pse nuk reaguan krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut, pse nuk pati qëndrime as nga kryetari shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë lidhur me një rast kaq të rrezikshëm, mbase këtë mund të na thotë sonte Stevo Pendarovski, presidenti i shtetit, në intervistën në TV Shenja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments