Mbajtën 22 vjet pushtetin pa ndërtuar asnjë km autorrugë, pa përfunduar asnjë rrugë të rëndësishme nga A në B. Asnjë të vetme.
Kanë folur gjithmonë në kohën e ardhme.
Gojën plot premtime, lajme të rrejshme e propagandë pa fund.
Legjitimiteti i tyre ka qenë rrena e mashtrimi, blerja e votës dhe shantazhi. Mungesën e punës dhe rezultateve e kanë mbuluar me premtime të vazhdueshme dhe fake newsa.
VLEN i dha fund kësaj praktike antipopullore dhe të dëmshme. Pas vetëm 130 ditësh në qeveri, dallimi është thelbësor. Po shohim më në fund punë konkrete. Po shohim dritë në fund të tunelit (edhe tekstualisht).
Sot, në të tashmen, po vëmë re se punët në Korridorin 8 po realizohen me intensitet të lartë. Nën inspektimin e Qeverisë, e shoqëruar edhe nga ambasadorja amerikane znj. Aggeler, kanë filluar punimet në segmentin Gostivar-Kërçovë, pjesa më problematike e Korridorit, ajo që quhet Strazha. Rruga Shkup-Strugë do të bëhet për më pak se 90 minuta.
Tjetra, pas 11 vjet prej se kanë filluar punimet, një pjesë e segmentit të tij Kërçovë-Ohër (60 km) do të inaugurohet në pranverën e vitit të ardhshëm. Korridori 8, po bëhet. Nuk do bëhej pa ndryshimin, pa VLENin.
Ata kishin premtime, VLENi ka punë e realizime!