27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeBekim Neziri dënohet me gjashtë muaj burg me kusht për rrahjen në...

Bekim Neziri dënohet me gjashtë muaj burg me kusht për rrahjen në “MNAV”

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot ka marrë aktgjykim në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë me shtatë persona të akuzuar si bashkëkryetarë të veprës penale të pengimit të një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar, që ka të bëjë me rrahjen e ndodhur kohë më parë në agjencinë e kontrollit të fluturimeve “MNAV”.

“Gjashtë nga të pandehurit janë dënuar me masë alternative për veprën që kanë kryer – me kusht, pra me gjashtë muaj burgim, i cili nuk do të zbatohet nëse brenda një viti e gjashtë muajsh nuk kryejnë vepër të re. Për një të pandehur, i cili ka ndërmarrë veprime më të rënda për pengim të zyrtarit dhe që më parë ka qenë i dënuar për vepër kundër sigurisë publike, është shqiptuar masë alternative – dënim me kusht me mbikëqyrje, pra dënim me burg prej dy vitesh, i cili nuk do të zbatohet nëse brenda pesë vjetësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk ka kryer ndonjë vepër të re dhe njëkohësisht këtij të pandehuri gjykata i ka caktuar detyrime të tjera, të cilat do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes”, njofton Prokuroria Themelore.

Prokurorja publike gjatë procedurës hetimore ka mbledhur deklarata verbale nga punonjësit e M-NAV si dëshmitarë të ngjarjes dhe nga zyrtari i dëmtuar, si dhe raporte për sigurinë e trafikut ajror në momentin kritik nga Agjencia e Aviacionit Civil dhe Agjencia ndërkombëtare “Eurocontrol”, dhe duke gjykuar sipas këtyre provave, ka thënë se në momentin e rrahjes nuk ka patur rrezik për komunikacionin ajror prandaj të dënuarit nuk u gjykuan për rrezikim të komunikacionit ajror por vetëm për pengim të zyrtarit në kryerjen e detyrës.

Për të dyshuarin e tetë të përfshirë në hetimin fillestar, procedura është ndërprerë pasi nuk ka marrë pjesë në veprimet e pengimit të zyrtarit në kryerjen e punës.

Nëse do të ndiqeshin penalisht për rrezikim të sigurisë së trafikut ajror, dënimet do të ishin minimalisht dhjetë vjet burg.

Incidenti ndodhi në fillim të janarit kur një kontrollor i trafikut ajror u sulmua nga një grup BDI-së, i ndihmuar nga kuadri poashtu i BDI-së ekim Neziri, që hyri në ndërtesën e M-Nav. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kullës së fluturimit nga ku drejtohet trafiku ajror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments