Kryetari i Partisë Demokratike Turke Bejxhan Iljaz në fjalimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes me BDI-në ka theksuar se Ali Ahmeti është një arqitekt i ardhmërisë Evropiane të këtij vendi, shkruan Top24.
Bejxhan Iljaz tha se kjo është një ditë historike për shkak se nënshkruam një marrëveshje e cila do të jetë në të mirë të vendit dhe për një shoqëri më të zhvilluar.
Iljaz tha se qëllimi i themelimit të Frontit Evropian është integrimi i plotë i vendit në BE.