20.1 C
Tetovo
E enjte, 17 Korrik, 2025
BallinaLajmeBeixhan Iljaz për TS: “Vota është e shejntë, mbetem deputet”

Beixhan Iljaz për TS: “Vota është e shejntë, mbetem deputet”

Deputeti i Frontit Europian, Bejxhan Iljaz, ka mohuar lajmet e rreme se do t’i bashkohet shumicës qeveritare. Për TS, Bejxhan Iljaz u shpreh se këto janë trillime dhe se si deputet nuk do të marrë asnjë funksion të diktuar nga të tjerët, pasi sipas tij vota është e shenjtë dhe ai i përgjigjet vetëm qytetarëve që e kanë votuar.

“Nuk është e vërtetë. Janë trillime. Nuk e dorëzoj mandatin e deputetit për asnjë çmim dhe për asnjë post. Qytetarët më kanë votuar dhe unë përulem vetëm para atyre që më kanë dhënë besimin. Vota është e shenjtë, prandaj do të qëndroj deputet”, u shpreh Bejxhan Iljaz për TS.

Ndryshe, edhe pse qeveria përpiqet të krijojë mjegull në opinion duke pretenduar zgjerim të shumicës parlamentare, ajo nuk mund të fshehë dështimet e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments