6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeBehgjet Pacolli: Mospjesëmarrja e Kosovës në takim e gëzon Serbinë, Kurti e...

Behgjet Pacolli: Mospjesëmarrja e Kosovës në takim e gëzon Serbinë, Kurti e refuzoi ftesën pa arsye

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë “e gëzon shumë Serbinë”.

Pacolli potencoi se kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë sipas tij, janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasur parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës.

“Mos pjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marr parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqipëria është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës”, shkroi Pacolli

“Mospjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverisë dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments