Në Gazetën Zyrtare sot është publikuar shpallja për zgjedhjen e kandidatëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.
Procedurën për zgjedhje do ta kryejë Komisioni për zgjedhje të kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kompetencat e këtij Komisioni që të publikojë shpallje publike për kandidatët, do ta zbatojë procedurën për zgjedhje të të njejtës pas marrjes së mendimit nga Paneli ndërkombëtar këshillëdhënës të ekspertëve të Këshillit të Evropës, nga aspekti i asaj nëse kandidatët i plotësojnë kushtet dhe të dorëzojë propozim për zgjedhjen e tre kandidatëve për gjykatës.
Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se do të marrë pjesë në procesin e selektimit të kandidatëve përmes përfaqësuesit të tij në Komisionin për zgjedhje të kandidatëve për gjykatës në GJEDNJ, gjykatësi prof.dr. Osman Kadriu.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë minimum kushtet si vijon:
Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Të gëzojnë reputacion të lartë moral;
T’i përmbushin kërkesat e nevojshme për të mbajtur pozicione të larta gjyqësore ose të jenë ekspertë ligjorë me kompetencë të njohur (minimum 12 vjet përvojë në profesionin përkatës);
Të jetë më i ri se 65 vjeç;
Të ketë përvojë në fushën e të drejtave të njeriut;
Të ketë njohuri aktive (niveli C) të njërës gjuhë dhe njohuri pasive (niveli A) të gjuhës tjetër zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht dhe frëngjisht);
Afati i fundit për aplikimin e kandidatëve të interesuar është 15 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit aktual të Maqedonisë së Veriut në GJEDNJ, Jovan Ilievski, përfundon në shkurt të vitit 2026