11.2 C
Tetovo
E hënë, 21 Tetor, 2024
BallinaLajme“Bëhet fjalë për granatë dore F1”, MPB me detaje nga incidenti në...

“Bëhet fjalë për granatë dore F1”, MPB me detaje nga incidenti në klubin e partisë së Samka Ibraimoskit

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se policia ka kryer kontrolle në lokalin që përdorej edhe si shtab nga Partia për Emancipim të Plotë të Romëve, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se në lokal është hedhur një granatë dore F1, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

“Sot (21.10.2024) rreth orës 08:00 në SPB Tetovë, personi B.U. nga Tetova ka raportuar se në objektin e tij hotelierik në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është hedhur një objekt i ngjashëm me eksploziv, i cili nuk ka shpërthyer dhe gjendet para hyrjes së objektit. Askush nuk është lënduar, ndërsa vetëm xhami i dritares është thyer. Menjëherë pas denoncimit janë marrë masat dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një objekt hotelierik që përdoret herë pas here si klub nga një partitë politike. Është kryer kontrolli dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore F1 e cila është aktivizuar por nuk ka shpërthyer. Bomba është marrë nga Njësia e Antiterrorizmit. SPB Tetovë ndërmerr masat përkatëse për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments