8.9 C
Tetovo
E enjte, 26 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBegaj nis vizitën zyrtare në Maqedoni! Takime në Çair, Çashkë, Presidencë, Kuvend...

Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoni! Takime në Çair, Çashkë, Presidencë, Kuvend dhe Tetovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duke e filluar agjendën në Komunën e Çairit, ku u prit nga kryetari Izet Mexhiti.Pas takimit në komunë, Begaj vizitoi Çarshinë e Vjetër, xhaminë e Mustafa Pashës, e më pas vendosi lule te përmendorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në vazhdim të ditës, presidenti shqiptar do të qëndrojë në Komunën e Çashkës, ku do të pritet nga kryetari Suat Shaqiri, ndërsa më pas do të vizitojë edhe Jabollçishtën e Epërme.

Nesër, Begaj do të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, do t’u drejtohet deputetëve me fjalim në Kuvend, si dhe do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Sipas paralajmërimeve, më 28 shkurt ai do të qëndrojë edhe në Tetovë, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Bilall Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments