7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBegaj: Ftova opozitën në një takim të përbashkët, por LDK-ja më tha...

Begaj: Ftova opozitën në një takim të përbashkët, por LDK-ja më tha se do të më mirëprisnin në zyrat e tyre

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar pse ka dështuar takimi mes tij dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se takimet ishin paraparë të mbaheshin në tempullin e demokracisë në Kuvendin e Kosovës, dhe se ftesat ishin dërguar që të tre liderët e partive opozitare të ishin të pranishëm bashkërisht në takim.

“Këtë kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk arrita, LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre”, tha Begaj në një intervistë për televizionin Publik të Kosovës. “Doja të bisedonin bashkë, si vëllau më vllanë, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja që çdo takim dhe diskutim të bëhej në nivelin që i takon presidentit të republikës”, tha Begaj.

Bajram Begaj, pak ditë pas betimit si president i Shqipërisë, ka realizuar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pati takime me liderë shtetërorë, si dhe ata partiakë.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e parë shtetërore në Republikën ë Kosovës, që nga betimi i tij si president i Shqipërisë, ai përmendi traditën pozitive që kanë vënë paraardhësit në krijimin e marrëdhënieve të, siç e quajti ai, shkëlqyera mes të dyja vendeve.

Teksa përmendi ngjarjet e lavdishme të popullit tonë, ai vuri theksin në Lidhjen e Prizrenit, ku, sipas tij, është një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka lënë gjurmë në historinë tonë.

“Vizita ime këtu në Shtëpinë e Lidhjes është një mesazh për ne dhe për të ardhmen e komit tonë, që ne duhet të jemi të bashkuar për interesin kombëtar”, theksoi presidenti Begaj.

Ndërkaq lidhur me takimet e presidentit shqiptar me liderë të partive politike të Kosovës, me një qasje tjetër krahasuar me paraardhësit e tij,  presidenti Begaj theksoi se Presidenti i Shqipërisë ka një mision kushtetues, ka një betim mbi Kushtetutë për detyrën e tij në lidhje me unitetin kombëtar.

“Ardhja ime këtu dhe takimi me të gjithë funksionarët kryesorë të shtetit të Kosovës, tregon që ne duhet të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë, në interes dhe në dobi të kombit tonë”, tha më tej presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai më tutje, shtoi se vizita e tij në një gjendje tensioni në veri të Kosovës, ka të bëjë me mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën.

“Vizita ime në Kosovë ishte një lloj mbështetjeje për Kosovën lidhur me ngjarjen e 31 korrikut”, u shpreh Presidenti Begaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments