8.7 C
Tetovo
E hënë, 17 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së


Bedri Hamza është zgjedhur sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë konventës së organizuar nga kjo parti.

Të pranishmit shprehën përkrahjen e tyre duke ngritur të gjithë kartonin e gjelbër.

Pas zgjedhjes, Hamza u shpreh i lumtur dhe i nderuar, duke theksuar se detyrën e re e pranon me përkushtim të plotë.

“Sot ju më dhatë një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm, një detyrë që e pranoj me nder dhe me përkushtim të plotë,” tha ai.

“Ju falënderoj për besimin, mbështetjen dhe drejtimin e ri që i dhatë partisë sonë,” shtoi kryetari i ri i PDK-së, njofton Klankosova.tv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments